Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kanali i mbyllur i lotit

Pershendetje e kam nje djale qe 6 muaj por e ka kanalin e lotit te mbyllur, me ka thene mjeku deri ne 1 vit nese nuk i hapet duhet me operu, edhe ia bej nje masazh syrit te tij prej syrit teposhte ashtu me ka thene. Ju lutem me tregoni a ka ndonje menyre tjeter qe ti hapet? Faleminderit shume.

******* Shqipjaa ******* ** (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Shqipe,

Kjo ndodh tek 5 % të të porsalindurve. Për fat të mirë në 50-60 % të rasteve hapja e këtij kanali bëhet vetvetiu.

Në kushte shtëpiake rekomandohet pastrimi i syrit nga jashtë-brenda vetëm me ujë të vakët dhe masazha e kanalit të lotit, anash rrënjës së hundës,disa herë në ditë. Çfarëdo sekretimi me ngjyrë nga syri ("skrluba"), është tregues për infeksion bakterial të mundshëm të syrit i cili duhet trajtuar nga punëtori shëndetësor me antibiotik lokal në formë të pikave për sy, pasi që paraprakisht të ketë arritur rezultati i strishos së syrit dhe konfirmimi i shkaktarit të infeksionit.

Gjithë të mirat.

Gona Isa (14 vite më parë)
Provone me qumesht gjiri 3 her ne dit me i qit ne sy kapak se i ndimon e i shnoshet menjeher..
(14 vite më parë)
edhe djali im 4 mjuajsh e kate mbyllur kanalin e lotit dhe syri i ben sklepa vazhdimisht.ja mjekova para ca kohesh por pa asnje erezultat.

/komuniteti