Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kapsllëku te bebi 10 javësh

Pershendetje! Kam djalin 10 javesh, e ushqej me qumesht gjiri, zihet kaps shpesh here rri 3 ose 4 dite pa dale jashte, me thone qe mund ta kesh qumeshtin e trashe dhe jepi pak uje, i jap uje po perseri nuk del cfare me keshilloni te bej?

Marsi Marsela (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Marsela,

Një nga shkaktarët e konstipacionit mund të jetë dehidrimi, kur fëmija pi shumë pak gjatë ditës. Mundohuni të motivoni foshnjen që të lëviz sa më shumë, sepse kjo mund të ndihmojë në raste të konstipacionit, si dhe masazha e lehtë në barkun e foshnjes.

Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti