Alergjia nga qumështi
Shuuka K
(14 vite më parë)
Përshëndetje Shuka,
Qumështi është ushqimi që më së shpeshti shkakton simptome të alergjisë apo intolerancës tek fëmijët. Alergjitë e fëmijëve ndaj qumështit marrin më shumë kohë për t`u shëruar. Por nuk ka ilaçe që shërojnë apo parandalojnë alergjitë ndaj ushqimit. Zgjidhja e vetme për parandalimin e alergjisë në ushqim, është evitimi i ushqimeve të rrezikshme.
Para se të ndërmerrni hapa të mëtejmë rreth ndërrimit të emrit tregtar të qumështit, konsultohuni me mjekun e fëmijës tuaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje i nderuar. Kam djalin 7 muajsh, i cili eshte alergjik ne qumesht. I kam provuar Primalec HA para 1 jave (me keshille te pediatrit te djalit), por 4 dite e pini mire pas 4 dite i shfaqi shenjat e alergjise, pucrra te kuqe ne te gjithe trupin dhe tashme s`guxoj ti jap. Cfare te beje tash? a do te thote se femiu im s`guxon te pije fare qumesht apo te ja beje ndonje analize? ai peshon 9 kg tani. Pres me padurim pergjigjjen tuaj. Shendet.