Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Temperatura 37.3

Pershendetje Doktor, ju faleminderit per kohen qe na kushtoni. Desha tju pyes rreth vajzes sime 5 muajshe e 3 jave. Ka rreth 5 dite qe grindet shume dhe temperatura i rritet rreth 37.3. Njekohesisht dhe faqet i rrine te kuqe. Disa dite kishte dhe rrjedhje hundesh dhe pak kolle ndonje here jo shume shpesh. Ushqim ha shume mire. Ju faleminderit dhe pres me padurim pergjigjen tuaj sepse jam e shqetesuar.

Esmeralda Metaj (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Esmeralda,

Temperatura mbi 37.3 fillimisht trajtohen përmes ajrosjes (freskimit) të dhomës, largimit të mbulojave dhe rrobave të tepruara, shpeshtimit të pirjeve të gjirit.

Nëse të gjitha këto nuk rezultojnë me zbritjen e temperaturës, e në veçanti nëse temperatura e matur nën sqetull e kalon 38.5 atëherë duhet ordinuar Paracetamoli në dozat përkatëse për peshën gjegjësisht moshën e foshnjes.

Në ndërkohë gjithsesi duhet kontaktuar pediatri, për të vlerësuar gjendjen e bebit tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti