A është e mundur të mos jetë alergjik nga qumështi por ti bëjë reaksion?
Sara Sara
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sara,
Qumështi është ushqimi që më së shpeshti shkakton simptome të alergjisë apo intolerancës tek fëmijët. Fëmiu juaj ka gjasa ta tejkalojë vetvetiu alergjinë. Alergjitë e fëmijëve ndaj qumështit marrin më shumë kohë për t`u shëruar.
Por nuk ka ilaçe që shërojnë apo parandalojnë alergjitë ndaj ushqimit. Zgjidhja e vetme për parandalimin e alergjisë në ushqim, është evitimi i ushqimeve të rrezikshme.
Sulmet e rënda alergjike nuk janë gjëra me të cilat bëhet shaka.
Kanalet e frymëmarrjes së fëmiut tuaj mund të mbyllen menjëherë, prandaj nuk keni kohë që të thërrisni mjekun, por duhet ta keni pranë një mjek shtëpiak.
Para se të ndërmerrni hapa të mëtejmë, konsultohuni me mjekun e fëmijës tuaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktor, kam djalin 7 muajsh deri tani e kam ushqyer me gji, ka nje muaj qe po mundohem ta ve ne ushqim por nuk po ia dal, te gjithe llojet e qumeshtit dhe nen produktet e tij si dhe ushqimet qe kane brenda qumesht dhe jo vetem i lopes i japin kruarje dhe skuqje rreth buzeve me shume, por edhe kudo qe preket pastaj, mjeku me ka thene ti jap fruta dhe perime por sa ti filloj ta ushqej bezdiset shume dhe nuk do te haje, ne analiza ka dale se nuk eshte alergjik. Ju lutem me ndihmoni si te veproj dhe per sa kohe nuk duhet te konsumoje qumesht dhe ushqimet qe kane perberje qumeshti?