Probleme me të dalën jashtë
Sona P
(14 vite më parë)
Përshëndetje,
Një nga shkaktarët e konstipacionit mund të jetë dehidrimi, kur fëmija pi shumë pak gjatë ditës. Mundohuni të motivoni foshnjen që të lëviz sa më shumë, sepse kjo mund të ndihmojë në raste të konstipacionit, si dhe masazha e lehtë në barkun e foshnjes.
Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.
Ju uroj çdo të mirë.
Pershendetje, vajza ime eshte 2 muaj e gjysem dhe vazhdon te mos jete e qete dhe me qan shume eshte pak me qete se ne fillim por serisht qan pasi ka gazra dhe nuk del vete jashte une e le 3 dite dhe pastaj e provokoj me termometer. Pediatri me ka thene se do te normalizohet vete por une jam shume e shqetesuar pasi edhe vajza me qan. Ju lutem me ktheni nje pergjijgje.