Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Fëmija 19 muajsh nuk flet!

Pershendetja doktoreshe. Kam nje femije 19 muajsh dhe kemi nje komunikim shume te mire por jo me fjale. Cdo gje ma kerkon duke drejtuar me gisht, eshte femije i shoqerushem, shkon ne cerdhe luan me femijet e tjere, ha dhe fle shume normal, ka nje rritje normale, por nuk shpreh asnje fjale te plote vetem rrokje. Kjo gje me ka shqetesuar, ju lutem mund te me thoni nese eshte problem kjo situate dhe ku duhet te drejtohem. Une jetoj ne Tirane. Faleminderit dhe ju uroj nje dite te mbare.

Lorida Kena (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Lorida!

Nje femije i moshes suaj duhet te artikuloje te pakten 5-6 fjale te plota! Megjithate cdo femije ka kohet e veta te zhvillimit te fushave te zhvillimit psikomotor (te kuptuarit, te shprehurit etj).

Per te kuptuar stadin e zhvillimit te fushave te ndryshme mund te drejtoheni per tu konsultuar prane Qendres se mirerritjes dhe zhvillimit ne Kombinat (ish Distrofiku).

Gjithe te mirat.

/komuniteti