javë pas jave
Pershendetje Klodiana!
Nqs femija nuk e merr gjirin e djathte ju besoj se e shtrydhni! Pasi me vendosjen ne gjirin tjeter prodhohet njelloj qumesht ne te dy ngjyra e verdhe lidhet me koncentrimin e qumeshtit, dhe nuk mund te kaloje nga nje gji tek tjetri. Nuk do te rekomandoja shkeputjen nga gjiri edhe pse sasia e qumeshtit qe pi tani eshte me e vogel, por edhe se femija juaj ka plot hapa qe duhet te kaloje keto gjashte muaj si dalja e dhembeve, virozat qe lidhen me dimrin etj, dhe gjiri i jep jo vetem ushqim, rrit imunitetin por i jep edhe komfort dhe qetesi. Do tju keshilloja qe oret qe jeni ne pune ta shtrydhni gjirin dhe qumeshtin ta mbani ne frigorifer, qe kur te ktheni tia jepni bebes tuaj.
Uroj qe tju kem ndihmuar sado pak!
Gjithe te mirat


Pershendetje doktoreshe! Une kam nje djale qe sapo ka mbushur 6 muajsh. Qe ne javet e para vija re qe me grindej shume kur pinte nga gjiri i djathte. Para 2 muajsh u diagnostikua me tortikolis dhe nga kjo u kuptua edhe arsyeja perse donte te pinte vetem nga njeri gji. Problemi eshte qe avash avash filloi te pije vetem nga gjiri i majte. Tjetrin kam 2 muaj qe nuk e merr me por kam akoma qumesht qe tani ka marre nje ngjyre te verdhe te theksuar. Ka pak dite qe me grindet ne gjoks dhe duket qe nuk kujtohet shume te pije. Qe 4 muajsh i kam nisur edhe qumeshti formule. Tani do doja te dija a bej mire t'ja nderpres fare gjirin meqenese jam edhe ne pune edhe nuk kam mundesi te shkeputem. A ka rrezik qe qumeshti i prishur te kaloje edhe te gjoksi tjeter? Duke ju falenderuar per vemendjen!