javë pas jave
Përshëndetje Ela,
Nëse një foshnje ushqehet mjaftueshëm me gji, shton mirë në peshë, e ka barkun e butë, nuk vjell tej normales, është e qetë, liron gazra, atëherë mungesa e jashtëqitjes edhe deri një javë nuk duhet të jetë shqetësuese.
Në parim nuk preferohet të ndërhyhet në rregullimin e jashtëqitjes për shkak të mundësisë së krijimit le ta quajmë një lloj vartësie nga ndihmesat e mundëshme. Fillimisht ofroni foshnjes suaj çaj maraje (Fennel Tea) ne sasira te vogla dhe pritni efektet.
Ekzistojnë edhe preparate tjera farmaceutike në formë pluhuri të cilat duhet pregaditur me qumësht ose çaj për rregullimin e jashtëqitjes! Ne rast se të gjitha këto nuk ndihmojnë atëherë duhet përdorur me kujdes, sipas udhëzimeve përkatëse, mikroklizma.
Të gjitha veprimet e lartëpërmendura duhet ndërmarrur në konsultim të ngushtë me pediatrin tuaj!
Gjithë të mirat.


Pershendetje Dr Thaqi, kam nje pyetje rreth kapsllekut tek foshnjet, une e kam vajzen 9 javeshe dhe ajo po behet kaps qe 3 jave, bebushen e ushqej me qumesht aptamil mirepo edhe kur po kam po i jap edhe qumesht te gjirit. Pres pergjigjje nga ju.