Rrëzimi nga krevati
Esmeralda Metaj
(13 vite më parë)
Përshëndetje Esmeralda,
Duhet të siguroheni që foshnja juaj nuk ka ndonjë lëndim serioz, mos të ketë të thyer ndonjë kockë, dhe nuk ka pësuar ndonjë tronditje apo ndonjë dëmtim tjetër të mbrendshëm. Nëse juve ju duhet në rregull foshnja dhe sillet normal, atëherë rrëzimi nuk ka shkaktuar ndonjë lëndim serioz.
Nëse nuk jeni të sigurtë nga rrëzimi i foshnjes suaj, dhe mendoni se mund të ketë lënduar foshnjen, apo nëse foshnja juaj sillet si e irrituar apo konfuze, dërgojeni në vizitë mjekësore.
Ju uroj çdo të mirë.
Pershendetje Doktor. Mbreme ne darke naten me ra vajza 6 muajshe nga krevati. Vetem qau pak per momentin dhe pastaj e vura ne gji dhe u qetesua dhe fjeti gjume. Sot ka qene me se normale si gjithmone loz ha cdo gje ok. Theksoj qe krevati nuk eshte i larte dhe dhoma eshte e shtruar me parket. A ka ndonje gje per tu shqetesuar? Duhet ta dergoj vajzen tek pediatri?