Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Epilepsia tek fëmijët

Miredita doktor e kam djalin 2 vjec e gjysem dhe ka pas dy here ngerqe mjeket po thojne se vuan nga nje semundje e quajtur epilepsia partialis continua, mua po me thojne se nuk eshte rrezik mirepo une si nene shume po brengosem per gjendjen e tij sepse edhe shume po behet nervoz, ju lutem te ma pershkruani ju me mire ket semundje, se si mundem ti ndihmoj djalit tim? Flm shume.

Burbuqe Shabani (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Burbuqe,

Epilepsia eshte semundje kronike, ne shumicen e rasteve me shkaqe te panjohura, prandaj dhe mjekimi i saj eshte i zgjatur dhe ne pergjithesi i veshtire. Per te arritur sukses ne mjekim, krahas perdorimit te barnave, sipas tipit te epilepsise dhe ne doza te mjaftueshme, duhen sqaruar familjaret per rendesine e marrjes se mjekimit. Mjekimi ka si qellim rrallimin e krizave e ne disa raste sherimin e tyre, riaftesimin shoqeror.

Mjekimi duhet te jete i panderprere, derisa te vendose mjeku specialist, sepse mosmarrja e barnave, qofte edhe per disa dite behet shkak per pershpejtimin e krizave epileptike dhe rendimin e gjendjes se te semureve.

Ju uroj cdo te mire.

Rina Gashi (7 vite më parë)
Pershendetje burbuqe, te lutem tregom a ka pas sukses djali sepse edhe djali im ka simptomat e ketyre konvulsioneve. Te lutem kthem pergjigje dhe tregom se cfare ke bere per tu sheru.
Burbuqe Shabani (13 vite më parë)
Me falni doktor une jam Burbuqja une paskam gabuar ne pershkimin e semundjes, tash e lecova dhe e pash gabimin tim, djali im nuk vuan nga kjo semundje por nga convulsiones febrilis, nese ke mundesi me ma sqaru edhe njehere per kete lloj, te me falni shume se edhe vet se di se si e paskam bere kete gabim, falemderit shume.

/komuniteti