Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha tek fëmija

Miredita. Vajza ime ka lindur 4140 gram. Ne muajin e 4 ka arrite peshen 8 kilogram. Tash i ka 8 muaj dhe e ka peshen e njejte domethene 8 kilogram. E ushqej 4 here ne dite por prape nuk shton peshe, ju lutem me udhezoni. Flm diten e mire.

Nurije Tusha (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Nurije,

Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë.

Ju rekomandoj të përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Çdo të mirë.

/komuniteti