javë pas jave
Përshëndetje Besa,
Nqs vjell fëmija juaj menjëherë pas ushqyerjes (këto të vjella nuk janë patologjike), por nëse vjell rreth një orë nga ushqyerja atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj pediatër.
Ndërsa në lidhje me dhimbjen e barkut mund të të them që tani vajza juaj ka periudhën shqetësuese të ngërçeve të cilat zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes.
Të qarat në këtë periudhë janë shumë të ashpra dhe intenzive dhe paraqiten zakonisht në orët e mbrëmjes. Foshnja mbledh këmbët dhe duart kah barku, skuqet në fytyrë dhe vështirë qetësohet.
Mundohuni që me njerën nga këto metoda të cilat nënat më së shumti i rekomandojnë për qetësim të foshnjave të cilat kanë probleme me ngërçe:
1. Mund të zvogëloni sasinë e ushqimit të cilën i jepni foshnjes gjatë një shujte, ndërsa të rrisni numrin e shujtave gjatë ditës. Keni kujdes që foshnja të gogësojë pas çdo shujte.
2. Zgjidhni një ambient më të qetë. Ndriçimi dhe zhurma e fortë, numri i madh i njerëzve vetëm mund ti përkeqsojnë simptomet e ngërçeve.
3. Luhateni foshnjen në ndonjë luhatëse apo karrocë. Lëvizja konstante mund ta qetësojë dhe ta vë në gjumë.
4. Mbani foshnjën në krahë, duke e mbështetur në barkun e saj dhe lehtësisht masazhojini shpinën.
5. Mbështilleni butësisht me ndonjë batanije dhe mbajeni lehtësisht duke u shëtitur.
6. Voziteni me makinë apo me karrocë.
7. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja.
8. Në disa raste foshnjat i qetëson zhurma monotone e ndonjë aparati, siç është tharrësja e flokëve, makina për larjen e enëve, tharrëset e rrobave dhe ngjashëm.
9. Bëni pauzë dhe mundohuni të qetësoheni. Duke qetësuar veten egziston mundësia e madhe që të qetësoni edhe foshnjen tuaj.
Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.


Pershendetje Dr. Selimi. E kam vajzen 11 javeshe dhe e ushqej vetem me qumesht gjiri, por ka dy dite qe kur e fus ne gji me pin vetem 5 min dhe pastaj grindet dhe qan mbledh kembet sikur i dhemb barku dhe nuk arrij ta ushqej tamam pasi nuk ma mer gjoksin, plus qe ka disa here qe ma ben me vjell po jo sa pin po pas nje ore ose edhe me shume e nxjerr si copa copa te bardha .Ju lutem me thoni a eshte normale kjo jam e shqetesuar se vajzen nuk e kam fare te qete dhe nuk po arrij ta ushqej.Gjithashtu theksoj se peshen e ka 5.500 dhe jashte del nje here ne dite. Ju uroj gjithe te mirat dhe ne pritje te pergjigjes.