Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqim për bebe 4 muajshe

Pershendetje. Kam vajzen 4 muajshe me peshe 6.1 kg, nderkohe qe ka lindur 3.1 kg. Muajin e fundit kishte shtuar vetem 300 gr, gje qe me shqetesoi. E ushqej me qumesht me formule dhe pi rregullisht 120ml cdo 3 ore. Ditet e fundit i kam filluar pak leng karrote dhe molle por ne fakt vajza ka konspiracion qe kur ka filluar lengun e frutave. Ne konsultore me thane te filloj me ushqim shtese sepse bebi nuk ka shtuar ne peshe sa duhet. Atje me keshilluan kos dhe drithera, por une jam shume konfuze (kosin nuk e kam lexuar ne asnje literature) sdi nga tja filloj. A mund te me thoni nqs duhet ti filloj ushqim shtese bebit? po lengun e frutave tja heq apo jo? mos ndikon lengu i molles ne mosshtimin e peshes?

Laureta Rakipllari (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Laureta,

Preferohet që ushqyerja për foshnjen 4 muajshe të fillohet me drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme dhe drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi.

Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.

Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.

Gjithë të mirat.

/komuniteti