javë pas jave
Përshëndetje Fjolla,
Mundohuni që foshnja juaj të ushqehet sa më shumë me fruta, drithëra dhe perime, ato nuk krijojnë mbipeshë tek fëmija dhe sigurojnë vitaminat dhe energjinë e nevojshme për të. Ushqimi për foshnjen 8 muajshe duhet të përmbajë qumësht gjiri, djath të butë të pasterizuar, jogurt, drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera), qullra pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla), ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit), sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza), lëng molle apo dardhe.
Të uroj çdo të mirë.


Pershendetje, desha tju pyes sa here ka nevoje te ushqehet bebja 8 muajshe dhe me cka?