Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gjidhënja

Pershendetje i nderuari, Dr.Thaqi. Jam nje nene e re, dhe kam brenga lidhur me gjidhenjen ndaj bebit tim, kam frike se nuk kam qumesht te mjaftueshem per te voglin tim. Femiun e mbaj ne gji shume shpesh dhe shume gjate, mirepo ne te shumten e rasteve femiu nuk ndalon se qajturi edhe kerkon akoma per te thithur gjirin, duke e levizur keshtu koken drejt pelenave apo duarve te tij... Beba tani ka 4 jave te jetes se tij, u lind me peshe nga 3.950 kg dhe qysh ne javet e para fitoi 650 gr. Mirepo ne keto dy javet e fundit shton shume pak ne peshe... Ne fillim i jepja dhe nje shujte nga qumeshti artificial e se fundmi kam ndaluar me kete veti nga frika se do i bej keq te voglit tim. Ju lutem te me keshilloni se cfare te beje? Dhe cfare hapash duhet te ndermarre ne lidhje me gjidhenje... Apo ndoshta mund te me tregoni se cfare te ha apo cfare te pije per te stimuluar qumeshtin. Faleminderit shume per kohen qe ndate me mua. Paqi shendet me respekte, Teuta.

Teuta (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Rehatia e foshnjes është vërtetë një prej treguesve të një foshnje mirë të ushqyer dhe të kënaqur. Të kërkuarit e vazhdueshëm për të pirë në anën tjetër asocon për një foshnje të pangopur mirë gjatë ushqyerjes paraprake. Megjithate numrat janë treguesit më të besueshëm.

Foshnja në javët e para shton, në rastin më të mirë 1% të peshës së lindjes (39,5 gram-në rastin tuaj) në ditë. Mendohet se çdo nënë me shëndet të mirë ka sasi të mjaftueshme të gjirit për foshnjen e saj. Ekzistojnë më tepër paragjykime të gabuara se mëndesha (nëna që ushqen foshnjen me gji) duhet ngrënë për dy veta. Ushqimi i mëndeshës duhet të jetë i shëndetshëm me fluide të mjaftueshme (ujë, çaj, lëngje, pemë dhe disa perime sezonale). Ekzistojnë edhe çajra dhe lëngje të ashtuquajtuara për mëndesha për të cilat përshtypjet e nënave janë të ndara.

Nëse të gjitha këto nuk rezultojnë me qetësinë (ngopjen) e foshnjes dhe shtimin adekuat në peshë atëherë nuk duhet pasur paragjykime të skajshme nga ushqimi me qumësht shtesë.

/komuniteti