Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rënia e flokëve te bebat

Pershendetje dr. Doja tju beja nje pyetje ne lidhje me renien e flokeve te djali im. Djali im pas 5 ditesh mbush 3 muaj dhe ka gati 1 muaj qe kane filluar ti bien floket perpara. Une kam lexuar qe eshte normale qe te bien floket por fillojne te bien ne fillim floket pas por djalit tim i bien floket perpara, a eshte normale kjo? Faleminderit dhe gjithe te mirat.

(13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Djana,

Të pranishëm apo jo në lindje, të rrallë apo të dendur, do të bien në të njëjtën kohë. Në ndryshim me fëmijën pas vitit të pare të jetës ose me të rriturin, tek të cilët flokët kanë “moshë” të ndryshme dhe prandaj dhe rënia e tyre ndodh në kohë të ndryshme, tek i porsalinduri flokët kanë të njëjtën moshë, prandaj dhe bien në të njëjtën ditë. Natyrisht se mund ti preni flokët e bebit tuaj, por keni kujdes tani gjatë ditëve të ftohta, gjithmonë mbajini kokën me kapele kur qëndron në ambient të jashtëm.

Nuk keni pse shqetësoheni rreth rënies dhe ndërrimit të flokëve përpara apo pas, është një proces normal i cili mendohet se ka te bëjë me hormonet, edhe pse shkaktari i vërtetë ende është i panjohur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti