Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth djalit tim që godet!

Doktoreshe ju uroj pune te palodhshme je e mire shume. Si te sillem me djalin tim kur gjuan cka ka ne dore dhe ka qef me i godit njerezit, njerezve shume ja kthen doren krejtve pediatri me ka thene qe eshte cdo gje normale po une veq me te mire e marre, e qetesoj eshte nervoz pak si shume po e ka nje te mire qe veq muzike ka deshire me ndegju, gezona kur te ngon muzike se e kam lexu qe ja zhvillon trunin muzika. Cka sipas jush i edhe pak i mbush 3 vjec, eshte shume i zgjut 5 kenge i din permendesh, ju flm shume e pres nje ndihme nga ju.

Arbnona Elezi (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Mine,

Sado tronditëse që mund të jetë për juve (dhe ata që kujdesen), sjellja agresive është pjesë normale e zhvillimit të fëmiut tuaj. Shkathtësitë gjuhësore që janë ende duke u zhvilluar, dëshira e madhe për tu pavarësuar dhe impulsi i pazhvilluar i kontrollit, i bëjnë fëmijët e kësaj moshe kandidatë të parë për t’u bërë fizik. Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta injoroni këtë, natyrisht. Bëni që fëmija juaj të kuptojë që sjellja agresive është e papranueshme dhe tregojini atij mënyrat tjera për shprehjen e ndjenjave të tij.

Gjithë të mirat.

/komuniteti