Kapsllëku dhe pesha e foshnjes
Kaltrina Vranovci
(13 vite më parë)
Përshëndetje Kaltrina,
Një nga shkaktarët e konstipacionit mund të jetë dehidrimi, kur fëmija pi shumë pak gjatë ditës. Mundohuni të motivoni foshnjen që të lëviz sa më shumë, sepse kjo mund të ndihmojë në raste të konstipacionit, si dhe masazha e lehtë në barkun e foshnjes. Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.
Pesha e bebit tuaj konsiderohet normale për këtë periudhë të jetës.
Ju uroj çdo të mirë.
Pershendetje! Kam djalin 4 muaj e 3 jave, tani sapo kam fillu me ushqime shtese me Hipp, qe dy dite po e verej se u be kaps ju lutem me ndimoni si te veproj? Gjithashtu ka lindur me peshe 3.750 tani ka 9 kg a eshte normale? kam perdor grafiken e rritjes po desha ta ndegjoj edhe nga ju, vleresoj pergjegjejen tuaj.... Faleminderit!