Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Mënyra e ngritjes së imunitetit

Pershenetje doktorr. Kam nje djale nje vjec dhe ka nje imunitet jashtezakonisht te dobet thuajse dikush nese teshtin atij te nesermen i skuqet fyti hundet i zihen pastaj dhe i kalon ne vesh. Ka 5 muaj nje gjendje te tille sa mjekohet i largohen te skuqurat dhe pastaj prap pas nje jave i behen. Theksoje qe nuk e kam pasur ne gji ngase nuk e ka dashur qumeshtin asnjehere dhe tani nuk e pi. Ushqime ha shume mire i jap nga me te ndryshmet kryesoret perime, peme, mish, ve ha cdo dite. Pediatri me ka pershkrura tani per kete sezone Lantigen B(PIKA), Imuno B por une desha qe ta shtoje pas ta perfundoje Imnuo B nje sirup te Ehinaceas. Me sa di une kjo e fundit ndihmon shume ne rritje te imunitetit. E kam dhe ne kopsht dhe per kete po me nevojitet nje kujdes me i vecante ndaj tij. Cfare me keshilloni ju te beje ne kete rast te vazhdoje te ia jap dy sirupet te pershkruara dhe ta shtoje dhe kete te 3-tin apo ajo? Ju falenderoje per pergjigje.

(13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Anea,

Nëse fëmiu juaj është i ndjeshëm ndaj sëmundjeve, duhet që gradualisht ti forconi imunitetin, deri sa të forcohet mire nëse kjo është e mundur. Ushqimi i mirë është kyç për zhvillim dhe mirëmbajtje të sistemit imunitar. Mineralet më të rëndësishëm janë, seleni, zinku, hekuri, bakri, magneziumi. Këta nutritivë duhet marrë nga ushqimi (pemët dhe perimet e freskëta, arrat, farat dhe drithërat integrale).

Poashtu aktiviteti fizik ndihmon në ndërtimin e shëndetit të mirë – duke arritur një qarkullim të mirë dhe duke ndihmuar furnizimin e tërë trupit me oksigjen. Frymëmarrja e thellë, ajri i pastër dhe rrezitja mbushin trupin me oksigjen. Do të ishte mirë që fëmijët të kalojnë një kohë jashtë, ashtu që rrezet e diellit të përshpejtojnë absorbimin e vitaminës D, të rëndësishme për kockat dhe për imunitet të mirë.

Ndërsa në lidhje me produktet farmaceutike mendoj që është më së miri të konsultoheni me pediatrin e djalit tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti