Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqyerja e bebes me lugë

Pershendetje doktoreshe! Vajza ime per 1 jave mbush 5 muaj. E ushqej vetem me gji. Por mendoj se duhet t'ia filloj ushqimet e forta (miell orizi, fruta...) sepse e ka dyfishuar peshen qe ne muajin e katert, dhe tashme me duket sikur s'po ngopet vetem me qumeshtin e gjirit. Pyetja ime eshte: me cfare t'ia jap ushqimin vajzes: me luge apo me biberon? Faleminderit paraprakisht per pergjigjen tuaj. Pune te mbare!

Dimi V. (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Mita,

Gjithsesi fillimi i ushqyerjes me ushqime solide duhet të bëhet me lugë dhe jo me biberon. Një lugë e butë gome, një përparëse, një enë e pathyeshme dhe një karrige ushqimi, mund të jenë një ndihmesë e madhe për ju.

Gjithë të mirat.

/komuniteti