Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vaji i ullirit në qumësht formule

Pershendetje doktoreshe, vajza ime eshte 5 muajshe, kam para nje jave kam fillu ta dergoj ne qerdhe ngase u desh te filloja punen, deri ne 4 muaj e kam ushqy vetem me gji tani i kam shtu edhe qumesht formule NAN 1. Vajza ime ka linde 3.200 dhe tani ka 6.700 me duket se nuk po shton sa duhet, nuk pin shume vetem ne gjume pin, ne qerdhe kane fillu ti japin ngapak supe dhe peme si dardhe, kumbull. Kete jave vajza ime ka pas shume probleme me kapsllek eshte dashte me perdore vazeline me kamomil ne zorre te trashe si dhe mi ndihmu se shume forte dhe trashe del, kam frike se i lendohet zorra e trashe.A ben t'i qes nga 5 pika vaj ulliri ne qumesht formule apo cfare te bej?

Denissa Gashi (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Denisa,

Foshnjet që ushqehen me qumësht formule, për dallim nga ato që ushqehen me qumësht gjiri, e kanë jashtëqitjen më të dendur (më të trashë), dhe jo rrallë kanë vështirësi të kësaj natyre.

Nëse një foshnje nuk ka pasur jashtëqitje për 3-5 (sipas disave edhe 7) ditë me rradhë, ndërkohë nuk është e shqetësuar dhe liron gazra me rregull, atëherë nuk ka vend për t'u shqetësuar. Tek kapsllëku i kësaj moshe para së gjithash duhet hulumtuar shkakun dhe vërtetuar se me zorrët çdo gjë është në rregull (kirurgu pediatrik). Nuk preferohen improvizime në pregaditjen e qumështit formulë në kuptim të hollimit apo dendësimit të tij.

Ekzistojnë në treg qumështera formule me përmbajtje të prebiotikeve dhe probiotikëve të cilat shoqërohen me më pak vështirësi në jashtëqitje. Ngacmimi i shpeshtë i zorrës së trashë mund të rezultojë me lëndimin e saj dhe shkaktimin e varshmërisë nga kjo procedurë.

Shtimi i vajit të ullirit në sasi prej 0,5 mililitra në çdo shishe me qumësht e rrit përmbajtjen e tij kalorike ndërsa përfitimet në rregullimin e jashtëqitjes janë individuale. Megjithate, në barnatore mund të gjeni edhe preparate speciale për rregullimin e jashtëqitjes, në formë pluhuri, të cilat i shtohen qumështit formulë,në sasi përkatëse .Për llojin e tyre dhe mënyrën e përdorimit duhet të diskutoni me pediatrin apo farmacistin tuaj.

Shëndet të mirë!

/komuniteti