Bebja ime ka temperaturë nga vaksina
Valbona Palushi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Valbona,
Temperatura normale tek foshnjet e matur nën sqetull është 36,5-37,5 gradë celsius. Temperaturat mbi 37,5 mund të jenë lehtë të ngritura (deri në 38,4) të cilat fillimisht trajtohen përmes ajrosjes (freskimit) të dhomës, largimit të mbulojave dhe rrobave të tepruara, shpeshtimit të pirjeve të gjirit.
Nëse të gjitha këto nuk rezultojnë me zbritjen e temperaturës, e në veçanti nëse temperatura e matur nën sqetull e kalon 38,5 atëherë duhet ordinuar Paracetamoli në dozat përkatëse për peshën gjegjësisht moshën e foshnjes.
Në ndërkohë gjithsesi duhet kontaktuar pediatri, për të vlerësuar gjendjen e bebit tuaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Jam Valbona nga Tirana, kam nje vajze 2 muajshe, sot beri vaksinen e muajit te dyte. Ka temperature 38 grade, i kemi bere banjo por nuk po i bie temperatura, cfare me rekomandoni juve doktor? Gjithe te mirat, Valbona.