Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashtëqitja te bebi 2 javësh

Pershendetje doktor kam bebin 2 javesh dhe sot u be dita e 3 qe bebi nuk ka jashteqitje dhe jam bere merak, nganjehere ka gazra por i liron, nganjehere e shoh qe shtrengohet skuqet dhe qan, i kam blere infacol per ngerqa dhe i ndihmojne pak por jashteqitjen nuk e ka bere dhe jam shume e shqetesuar, me tregoni ju lutem a eshte dicka serioze a ta dergoj te mjeku, pres me padurim pergjegjjen nga ju, pershendetje.

(13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Dita,

Foshnjet e ushqyera vetëm me gji kanë të drejtë që të mos kenë jashtëqitje 3-5 ditë, normalisht nëse kjo nuk është e shoqëruar me të qajtur të jashtëzakonshëm. Nëse foshnja në këtë ndërkohë liron gazra, e ka barkun e butë dhe jo të ndieshëm në palpim, pin mirë dhe nuk vjell, atëherë nuk ka arsye të posaçme për shqetësim.

Para se të ofrojmë çfarëdo lloj ndihme për rregullimin e jashtëqitjes duhet të bindemi se ajo ushqehet mjaftueshëm me gji, përmes verifikimit të shtimit të saj në peshë!

Gjithë të mirat.

/komuniteti