Jashtëqitja e djalit tim
Fabiola Skreli
(13 vite më parë)
Përshëndetje Fabiola,
Përreth ngjyrës jeshile të jashtëqitjes ka paragjykime të ndryshme të kohës duke filluar nga mos foshnja është ftohur deri tek mos ajo është e uritur. Për foshnje të cilat ushqehen vetëm me qumësht hetimet në këtë drejtim mund edhe të justifikohen, ndërsa tek ato të cilat marrin edhe ushqime të tjera normalisht se ngjyra e jashtëqitjes në masë të madhe determinohet nga lloji i ushqimeve. Nëse foshnja nuk ka simptoma të tjera shoqëruese atëherë vetëm jashtëqitja jeshile nuk duhet të jetë edhe signifikante. Ju duhet gjithsesi të hetoni për kohën kur ka filluar foshnja juaj të ketë jashtëqitje jeshile dhe faktorët e mundshëm kontribues aso kohe për këtë.
Gjithë të mirat.
I nderuar Dr Selimi djali im 3 muajsh e gjysem e ka jashteqitjen ne forme barku dhe here pas here ne ngjyre te gjelbert, e ushqej vetem me qumesht gjiri. Jam ne merak te madh per kete gje. Ju lutem me jepni mendimin tuaj, theksoj se del perdite dhe ne te shumten e rasteve 2 here diten.