Barkqitja te fëmija 19 muajsh
Albana Rexhbogaj
(13 vite më parë)
Përshëndetje Albana,
Diarrenë më së shpeshti e shkaktojnë viruset dhe bakteriet. Kur ka fëmiu diarre, ai humb shumë lëngje prandaj është shumë e rëndësishme që të konsumojë sa më shumë ujë, çaj apo tretje fiziologjike.
Trajtimi më i qëlluar i barkqitjes është ai dietetik. Në këtë moshë rekomadohet "BRAT" dieta (banana, rice, apple, tea - banane, oriz, mollë, qaj kaqeje).
Diarrea shpesh kalon pas një periudhe kohore, por nëse fëmiu ka diarre dhe temperaturë, nëse ka dehidruar dhe lodhur, vizitoni mjekun dhe këshillohuni.
I uroj fëmijës shërim sa më të shpejtë.
Pershendetje doktoreshe, desha te pyes cfare ushqimi duhet me i jep femijes kur ka barkqitje? Femija im ka 19 muaj, Çfare ushqimi duhet ti perdore gjatë kesaj kohe, cfare lengje? Ju pershendes.