Gjumi i bebes
Luljeta Arifi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Luljeta,
Nëse foshnja pin mirë, ka jashtëqitje dhe urinim të kënaqshëm, shton mirë në peshë, duket shëndetshëm, dhe nuk ka ndonjë dyshim për ndonjë problem tjetër shëndetësor, të fjeturit më pak gjatë natës nuk më duket gjë për t`u shqetësuar. Me kalimin e kohës epizodat e gjumit do ti rregullohen.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. deshta te ju pyes kam vajzen 5 jave e ushqej vetem me gji, po me brengos se nuk po flen shume naten flen ngapak dhe tan kohen leviz me kembe e me duar edhe kur eshte ne gjume, cdo mengjes e pastroj dhe flen prej ores 9 deri ne 12 ose ne 13 dhe me deri ka ore 10 e mbremjes nuk flen vetem ka 5 minuta dhe zgjohet,cka me preferoni te bej se gjumi i rrit bebet e po me brengos pse nuk po flen ne keshillimore e kam pas para 1 jave me ka thene se eshte mire, ju pershendes.