Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth majeve të gjinjëve

Pershendetje doktoreshe. Kam foshnjen dy muajshe, gji kam sa me rrjedhin, por maje shume pak sa qe foshnja refuzon ta merr gjirin edhe atehere kur pin, pin pak edhe e largon nga goja, cka duhet te beje?

(13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Arbnora,

Nëse thithkat janë të vogla e të pa formuara dukshëm, edhe mund të ndihmohen për të dalë me anë të masazheve. Me dy gishta kapet thithi dhe përdridhet, një herë në një krah e një herë në krahun tjetër, rreth 15-20 në ditë. Shtrëngimi dhe përdredhja nuk duhet të jenë të dhëmbshme. Por, mbajeni foshnjen sa më shumë në gji, do e formojë majen me anë të thithjes.

Gjithë të mirat.

/komuniteti