Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Në lidhje me përqindjen e yndyrës të qumështit të lopës

Pershendetje kam nje vajze 4 muaj e gjysem dhe mendoj ti nis qumeshtin e lopes. Se pari doja te pyesja a ben tia nis ne kete moshe femijes dhe eshte me mire qumesht i mare nga persona qe e sjellin ne shtepi apo ta blej te paketuar, si dhe cila eshte perqindje e yndyres e lejuar per femije? A keni ndonje sugjerim ne lidhje me marken? Theksoj se deri 2 muajshe ka qene me qumesht gjiri me pas me qumesht formule por nuk me pelqen se sa shtone ne muaj si dhe ka jashteqitje ne formen e diarrese. Ju faleminderit. Pune te mbare.

Matilda Mati (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Matilda,

Sipas rekomandimeve shendetesore foshnja deri ne moshen 12 muajshe duhet te ushqehet me qumesht gjiri ose qumesht formule per foshnje. Nuk e mohoj se per shkaqe te ndryshme shume prinder foshnjet e tyre ne moshen pas 6 muajshe fillojne ti ushqejne me qumesht te zakonshem (qumesht komercial). Bebi juaj eshte shume e vogel per qumesht lope.

qumeshti i foshnjes deri ne moshen 2 vjeqare duhet te jete yndyre plote (3,2%...3,5%). Qumeshtit te ketille nuk duhet shtuar sheqer, perveq rasteve kur foshnja qe pin kete qumesht ka probleme me konstipacion (kapsllek).

Gjithe te mirat.

/komuniteti