Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Anemia tek fëmija 8 muajshe

Pershendetje. E kam vajzen 8 muaj e 15 dite e ushqej me gji po qe ni jave ja kam bo analizat edhe me ka dal qe eshte pak anemike e kam pas te pediatri ja ka qit ni surup ferenttini po dashta me dite cfare ushqimi duhet me i dhane ne kete moshe mbasi eshte pagjaksi. Me respekt Nafija.

Nafije Sherifi (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Nafije,

Anemia është gjendje e shpeshtë që prek shumë fëmijë. Mungesa e hekurit në ushqim është shkaktari më i zakonshëm i anemisë tek foshnjat dhe vogelushët. Hekuri është i nevojshëm që të krijojë qeliza të kuqe të gjakut, pra me pamjaftueshmëri të hekurit, trupi nuk mund të krijojë mjaft qeliza.

Duke pasur parasysh moshën e foshnjes suaj dhe kufizimet në përzgjedhjen e ushqimit për këtë moshë vështirë se mund të korigjoni në mënyrë adekuate aneminë!

Megjithatë sadopak mund të kontriboni në këtë drejtim duke i ofruar foshnjes suaj ushqime familjare të pasura me hekur si mish të viçit të ri, mish të shpezëve, oriz, spinaq, të kuqet e vesë e me vonë edhe mëlçi të shpezëve dhe të viçit të ri, lëng-qull boronice, repan të kuq, domate, etj.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti