javë pas jave
Rrugëtimi i zakonshëm i lotit është nga gjëndrra e lotit ku prodhohet përmes lagështimit të syrit drejt kanalit të lotit dhe derdhjes në hapësirën e hundës. Bllokimi i kanalit të lotit është shkaktari më i shpeshtë i lotimit të syrit.
Kjo ndodh deri në 5% të të porsalindurve. Për fat të mirë në 50-60% të rasteve hapja e këtij kanali bëhet vetvetiu deri në moshën 6 muajshe. Nëse kjo nuk ndodh atëherë konsultohet mjeku i syve-Oftalmologu.
Në kushte shtëpiake rekomandohet pastrimi i syrit nga jashtë-brenda vetëm me ujë të vakët dhe masazha e kanalit të lotit, anash rrënjës së hundës,disa herë në ditë. Çfarëdo sekretimi me ngjyrë nga syri ("skrluba"), është tregues për infeksion bakterial të mundshëm të syrit i cili duhet trajtuar nga punëtori shëndetësor me antibiotik lokal në formë të pikave për sy,pasiqë paraprakisht të ketë arritur rezultati i strishos së syrit dhe konfirmimi i shkaktarit të infeksionit.


Une kam nje foshnje shtate muajsh, po i loton syri i djathte dhe pastaj po i behen skerlube nuk e ka prej lindjes me vone ka fillu ti lotoje, jam duke ja perdor nje mast per infeksion ma ka rekomandu nje mjeke, po kisha dashte ju te me tregoni se si te ja pastroj syrin? Flm.