Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Fruthi tek fëmija

Pershendetje, mund te me tregoni simptomat e fruthit? Vajza ime eshte 8 muajshe, ka pasur temperature deri ne 38.3, pediatri i ka dhene pedifen per temperature dhe per jashteqitje te holle bactrim sirup. Po pas ndaljes se temperatures, vajza ka puçrra shume te imeta ne fytyre, ne koke e tash ne bark dhe shpine. Kur po flen me shume po i skuqen. Mjeku me ka thene gjate kontrolles qe eshte mire. Por dyshoj mos eshte fruthi. Nese eshte, cfare duhet te bej?

Malsore Gashi (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Malsore!

Diagnoza e ekzantemave virale është një nga sfidat më të mëdha për pediatrin klinicist, pasi është mjaft i vështirë diferencimi i tyre!

Ka mjaft rëndësi lidhja që ka shfaqja e puçrrave dhe fillimi apo përfundimi i temperaturës!

Periudha prodromale: Sëmundja fillon me temperaturë të lartë, sekrecione nga hundët, konjuktivit (skuqje të syve), kollë të thatë.

Periudha ekzentematike: shfaqja e rashit (puçrrave) shoqërohet me rënien e temperaturës. Radha e shfaqjes e puçrrave është fillimisht në kokë, qafë, trung, krahët dhe këmbët.

Nuk jam në dijeni të një epidemie fruthi në Kosovë.

Megjithatë do t`ju këshilloja të ndiqni këshillat e mjekut tuaj, pasi asnjë diagnozë nuk vendoset pa u parë pacienti!

Shpresoj t`ju kem ndihmuar sado pak me këshillat që ju dhashë!

/komuniteti