Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi tek foshnja 4 muajshe

Pershendetje. Djali im ka 4 muaj dhe ka peshe 6 920 g. Pesha ne lindje ishte 3 200 g. E ushqej vetem me qumesht gjiri. E pata ne kontrolle mujore dhe pediatri me preferoj me fillu me ushqim shtese nga pak. Qka me preferoni ju, me fillu me ushqim shtese apo jo? Dhe nese po, me çka me fillu se pari? Faleminderit.

Lyra (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Sipas rekomandimeve aktuale të OBSH foshnja duhet të ushqehet vetëm me gji deri në moshën 6 muajshe. Fillimi me ushqime solide para moshës 4 muajshe nuk preferohet për shkak të papjekurisë së traktit tretës të foshnjes.

Pas moshës 4 muajshe në raste të caktuara të mosshtimit adekuat në peshë,të mospirjes së mjaftueshme të gjirit apo të interesimit të theksuar të foshnjes për ushqime të tjera, në konsultim me pediatrin, mund të fillohet gradualisht, në sasira shumë të vogla, vetëm një herë në ditë, me ushqime të tjera adekuate për moshën (pemë dhe cereale).

Në rastin tuaj, duke pasur parasysh se foshnja me 4 muaj moshë e ka tejkaluar dyfishimin e preferuar të peshës së lindjes, nuk ka arsye të bazuara për fillim të menjëhershëm me ushqim shtesë.

Enesi (15 vite më parë)
Pershendetje, kam 2 femije binjake 4 muajsh, qik dhe djale. Pesha e lindjes ka qene 3.100 kurse tani ka 6 800, djali prej lindjes ka vjellje shume te shpeshta, a ka mundesi nje pergjegje?

/komuniteti