Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Barkqitja e foshnjes sime 3 muajshe

Pershendetje, Dr.Selim. Jam nje nene e shqetesuar per vajzen time, vajza ime ka 3 muaj ne kete dy javet e fundit ajo ka barkqitje te shpeshta deri ne 6 here, te ushqyerit e ka vetem me gji. Sa eshte e rrezikshme kjo per shendetin e vajzes sime dhe a ka rast qe ajo te humb langjet dhe te behet per infuzion. A eshte ne rregull te dale kaq shume here dhe cilet jane shkaktaret. Pres pergjigje sa me shpejt nga ju! Me respekt nena e shqetesuar!

Lea (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Foshnjet të cilat ushqehen me gji në parim kanë jashtëqitje më të hollë dhe më të shpeshtë. Jo rrallë thuhet se ato kanë të drejtë të kenë jashtëqitje sa herë të kenë pirë dhe se jashtëqitjet e shpeshta janë treguesi më i mirë i sasisë së mjaftueshme të qumështit të gjirit.

Nëse foshnja shton mirë në peshë, edhe përkundër jashtëqitjes së shpeshtë, atëherë nuk ka vend për brengosje. Në anën tjetër, nëse foshnja pin dobët, vazhdon të ketë jashtëqitje të shpeshtë, nuk shton apo edhe fillon të humb në peshë, atëherë duhet kërkuar mendimi i pediatrit.

/komuniteti