Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Probleme me gji

Pershendetje i nderuar doktor, jam shtatzene, tash ne muajin e 8, por e kam nje problem se kur ta lindi femijen e dyte qe e kam tash, qumeshtin e gjirit e kam shume te dobet, kam gji mjaft por eshte si uje te them, djalin kur e kam pas lindur, e kam pasur te njejtin problem se nuk i mjaftojke gjiri dhe me kane pas thene qe deri sa ti mbush femija 4 muajsh nuk guxon asgje me i dhane perveç gjirit, çfare me keshilloni ju tash per femijen e dyte, t`ja filloje menjehere me cucull dhe me qumesht bebillak apo si te veproj? Ju pershendes dhe me respekt, Jeta.

Jeta (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Është shumë i qëlluar dhe me çasje më bashkohore i rekomanduar së paku një konsultim i gruas shtatzane me pediatër - neonatologun para lindjes me ç'rast duhet të diskutohen çështje të shumta për gjidhënie dhe përkujdesje përreth foshnjes në orët dhe ditët e para të paslindjes.

Qumështi i gjirit është qumështi më i preferuar për foshnjen. Qumështi i gjirit të nënës me dukjen, sasinë dhe përmbajtjen është autentik dhe është për foshnjen e asaj nëne. Në parim nuk ka qumësht të dobët dhe të fortë. Qumështi i gjirit është dinamik dhe i ndryshueshëm.

Qumështi i parë është kulloshtra, ndërsa qumështi i ditëve në vijim është ai matur. Gjatë çdo pirje qumështi fillestar (qumështi i fillim vaktit ) është më i hollë dhe me përmbajtje më tepër ujore, ndërsa më vonë vjen qumështi i fund vaktit me më tepër proteina, karbonhidrate dhe yndyrëra.

Ajo çka është inkurajuese në rastin tuaj, është se ju keni mjaft qumësht gjiri, prandaj më e mira që mund të bëni për foshnjen tuaj është që ta ushqeni me gji dhe të mos mendoni fare në qumështin formulë.

manduesa (6 vite më parë)
prsh dokor deshta me tpyt kam femine 2muajsh se barku i tij nuk duket shum i fryre kam frike se nuk i mjafton qumshti dhe shpesh her del jashte te lutem me kthe prgj ta dije se a eshte problemi te qumshti i pamjaftushem
Jeta (15 vite më parë)
Te falenderoj per pergjigjen qe me keni dhene Dr. med. Thaqi, deshta te pyes edhe dicka, kam problem edhe me kerthizen ana e poshtme e kerthizes eshte me e fryer dhe ka nje ngjyre te kafte, sa here qe te bjen shi une kam dhimbje te madhe, mezi eci prej saj, gjinekologu qe i kam kontrollat me ka thene qe e ki femiun te kthyer mbrapsht, deri sa te kthehet femiu mbare, ke dhembje, i kam bere te gjitha analizat me ka thene qe kane dale mire te gjitha, cfare me keshilloni ju, kam frike ne lindje mos po me del cfare problemi lidhje me kerthizen, jam ne muajin e 8 te shtatzenise. Ju lutem pres pergjigjen, respekt Jeta...

/komuniteti