javë pas jave
Të mbajturit e vazhdueshëm të gjuhës jashtë është një nga simptomat e pamjaftueshmërisë së funksionit të gjëndrrës tiroide (Hipotireoidizmit). Në moshën e të porsalindurit manifestimet klinike të hipotireoidizmit nuk janë karakteristike, prandaj shumë fëmijë diagnostikohen me vonesë. Për këtë arsye shumë vende të zhvilluara bëjnë test skriningun e të gjithë të porsalindurve për hipotireoidizëm, me marrjen e gjakut në ditën e tretë, gjegjësisht, të pestë dhe me caktimin e përqëndrimit të T4 dhe TSH. Në rast të diagnostikimit të hipotireoidizmit jepen preparate hormonale substitive gjatë tërë jetës. Moszhvillimi i trurit mund të jetë simptomë shoqëruese e sëmundjes. Për trajtimin e foshnjes suaj duhet të mbani kontakte të vazhdueshme me pediatër - endokrinologun dhe neurologun.


Kam nje bebe 9 muajsh, nonstop e len gjuhen jashte, ja kam bo analizat i kane dale qe truni s`po i zhvillohet, e tash s`ka sherim askund, vetem nese beba i kishte 6 jave, a mund te me tregoni ju a mund te sherohet beba ime?