javë pas jave
Foshnja duhet të ushqehet me qumësht gjiri deri në moshën 4 - 6 muajshe. Nëse për shkaqe të ndryshme, të bazuara, kjo nuk mund të realizohet atëherë alternativa më e preferuar e qumështit të gjirit, deri në moshën 12 muajshe, është qumështi formulë.
Në treg mund të gjenden formula të prodhuesve të ndryshëm, prandaj para se të kaloni në ndonjë qumësht tjetër komercial duhet t'i ofroni foshnjes suaj edhe formulat tjera dhe të bindeni se ajo vërtetë nuk e pëlqen asnjërën nga ato.
Jo rrallë në mospëlqimin e qumështit formulë, përpos shijes, mund të kontribojnë edhe pregaditja joadekuate e qumështit, temperatura e qumështit , lloji i biberonit e të tjerë, të cilët duhet korigjuar.
Përndryshe shtimi i foshnjes suaj sidomos në muajin e dytë është inkurajues.


Vajza ime piu qumesht gjiri vetem muajin e pare, pastaj eshte dashte qe ti japim shtese qumesht me formule, kom fillu me aptamil po nuk po e pin shume, vetem kur eshte flejt, kom provu edhe me hipp po as kete nuk po e pin si e thith biberonin e shijon shijen menjehere e largon me gjuhe. Femija ka lind 3.450 g, muajin e pare i ka fitu 4,100 g ndersa muajin e dyte 4.900 g. A eshte normale pesha dhe cfare me sygjeroni per qumeshtin me formula?