Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ftohja

Pershendetje,


Deshiroj te pyes, e kam femiun 10 muajsh dhe para 2 jave kishte temperature mbi 39 grade e kam pas ne keshillimore dhe me thane qe fytin e ka pak te skuqur, i pershkruajti voltaren kunder temperatures, dhe antibiotik amoxicillin, i kam dhene 7 dite dhe mire ishte femiu.


Pas tri diteve filloi prap temperatura e dergova prap tek nje pediater tjeter, ai  tha eshte i ftohur pak dhe me pershkroi eritromicin, mukodin dhe nese ka temperature voltaren 12.5mg. I jap qe 4 dite keto kombinime dhe nuk ka kurfare permiresimi temperatura i shkon kohe pas kohe ne 39 dhe kollitje po ka kohe pas kohe, ju lutem cfare me keshilloni?

Arta (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Fëmiu juaj, në interval të shkurtë kohor, është trajtuar në mënyrë të përsëritur me antibioterapi. Rekomandimi më i qëlluar është që të hulumtohet shkaku i vërtetë i temperaturës së ngritur.

Për këtë duhet bërë së paku :SE, CRP, hemogrami me formulë leukocitare, urina, strishoja e hundës dhe fytit.

/komuniteti