Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kremi për rrezitje për fëmijë

Pershendetje. Kam djalin 9 muajsh, peshon 9.600 kg. Tash qe kane fillu temperaturat e larta, kur po dal me djalin atij po i behen puçerrza te vogla tek duart, tek qafa dhe tash kane fillu edhe ne faqe. A duhet me perdore ndonje krem apo jo? Edhe diçka, deri tash ia kam dhene pikat D3 e ne keshillimore me thane me i dhene vitamina AD. Cilat jane ma te mire? Ju faleminderoj paraprakisht!

Ema (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Edhe pse thuhet se dielli është miku më i mirë i fëmijëve, megjithatë duhet pasur kujdes. Fëmijët deri në moshën 1 vjeçare, e sidomos ata nën moshën 6 muaj nuk preferohet që t'i ekspozohen drejtëpërdrejtë diellit në asnjë mënyrë.

Koha e preferuar e shetitjes gjatë verës është para orës 10:00 - 11:00 dhe pas orës 16:00 - 17:00. Edhe kjo duhet të bëhet me masa të caktuara mbrojëse përfshi këtu veshjen e këmishëzës së hollë, të lehtë, të pambuktë, me mangë të gjata dhe ngjyrë të bardhë me qëllim të mbrojtjes së duarve, vendosjen e kapelës së lehtë verore, me ngjyra të çiltëra, me strehë në kokë,...

Me aplikimin e kremave mbrojtëse duhet pasur kujdes sidomos tek më të vegjëlit se mosha 6 mujore. Pasi që jemi siguruar se krema me faktorin mbrojtës nga dielli (SPF) është për moshën përkatëse, dhe se gjatë përdorimit testues në pjesën e brendshme të nënbërrylit, nuk shoqërohet reaksione alergjike, rekomandohet që ajo të aplikohet në tërë trupin, së paku gjysëm ore para daljes në shetitje dhe të përtërihet në intervale disa orëshe. Nëse fëmijët në ndërkohë lahen atëherë krema mbrojtëse përtërihet menjëherë pas daljes nga uji.

Të gjitha vitaminat, në dozime adekuate, janë të mira, ndërsa ju megjithatë duhet të vazhdoni me vitamin D3.

/komuniteti