Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Proteus mirabilis <100 000 cfu/ ml

Femiju im ka 6 muaj dhe sipas analizes mikrobiologjike ka rezultuar me kete lloje infeksioni, me thuani si pasoje e ckafit eshte kjo dhe a paraqet ndonje rrezik?Ju faleminderit

Blerina Krasniqi (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Blerina

Proteus mirabilis është pjesë e florës normale të traktit gastrointestinal njerëzorë. Ai gjithashtu mund të gjendet i lirë në ujë dhe tokë. Kur ky organizëm, megjithatë, hyn në traktin urinar, plagë, apo mushkëri, mund të bëhet patogjenë. Proteus mirabilis zakonisht shkakton infeksionet e traktit urinar dhe formimin e gurëve. Është pjesë e familjes enterobakteriale. Përveç përdorimit të antibiotikëve duhet patur kujdes në higjienë sanitare, duke përfshirë edhe sterilizimin e duhur të pajisjeve mjekësore. Proteus mirabilis mund të infektojë veshkët zakonisht më shumë se Esheria koli.

Gjithë të mirat.

/komuniteti