Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gjuha jashtë tek fëmija

Pershendetje doktoreshe, vajza ime eshte 10 muajshe, gjuhen e le jashte jo tere kohen por ne te shumten e rasteve, bile edhe kur flen e qet te teren jashte deri sa e ze gjumi. Une mendoja mos e zuri gjumi pa u ngopur me ushqim, nga dhembet qe i dalin apo çfare mund te jete jam shume e merakosur nga nje pyetje qe lexova ketu? Flm per pergjigje, pune te mbare.

meli_h (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Meli!

Do te doja shume t`ju qetesoja por vetem me nje simptome nuk mund te hamendesoj diagnozen, pasi mendoj se duke ju dhene informacion per te gjitha shkaqet e kesaj shenje vetem sa do t`ju shqetesoja me shume!

Konsultohuni me pediatrin tuaj!

Kjo do te ishte keshilla ime!

Nqs nuk gjeni zgjidhje per shqetesimin tuaj atehere do te duhet te me shkruani me gjate per beben, si psh. peshen qe ka, zhvillimin fizik dhe sjelljen si dhe ndoshta nje foto te bebes!

/komuniteti