Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Veshja e bebit

Pershendetje. Kam nje vajze dy muajshe dhe doja te dija si ta vesh gjate stines se veres? Ka pak me shume se çduhet ftohte, te pakten keshtu duket pasi e laj sepse qan dhe qetesohet menjehere sapo e vesh. Eshte shqetesuese kjo apo eshte normale per moshen e femijes? Ju faleminderit.

Bjanka (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Bjanka!

Edhe pse vajza juaj eshte dy muajshe ajo eshte nje i rritur ne miniature dhe pergjithesisht ndjen njelloj si ti edhe te nxehtet edhe te ftohtet!

Keshtu qe do t`ju keshilloja qe ta vishni njelloj si veten tuaj (ajo ka ftohte kur ti ke ftohte dhe vape njelloj si ti).

Per sa i takon faktit qe qan kur eshte e zhveshur kjo eshte normale dhe lidhet me pasigurine qe i krijohet bebes kur nuk ka kontakt me asnje send.

Kur eshte ndodhur ne barkun tuaj bebja ndihej i sigurt sepse ngado qe te shtriqej prekte diçka dhe kjo e bente te ndihej e sigurt.

Keshtu prandaj qetesohet kur ju e vishni, prandaj ne momentet e axhitimit pas zhveshjes mbeshtille beben me nje pelene derisa ta qetesosh dhe pastaj beni banjen.

Jasin (13 vite më parë)
Mirdita A ka ndonje barne per djersitjen e duarve ?
Mile (14 vite më parë)
Konsultohu me mjekun sepse mua per femijen tim mi ka shtuar sasine e pikave per D3 apo ekspozoje me shume ne diell por jo ne kohe te gjate, nga 5 minuta.
Shpresa (15 vite më parë)
Pershendetje e nderuara pediatre, e kam djalin 6 muajsh dua ta di pse djersitet shume e mbaj te veshur shume holle por ai prap djersitet shume, a i pengon qe po i bej banjo 2 apo 3 here ne dite, dua te me jepni ndonje keshille, ju faleminderit.

/komuniteti