Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi artificial

Motra ime ka shume pak gji. I kemi filluar qe ne maternitet aptamil te sugjeruar nga doktori. Bebi eshte i qete kur merr te pakten 60ml ne vakt aptamil. Por doktoresha e lagjes i ka thene te bej nje eksperiment qe ta shkepuse per nje jave nga ushqimi artificial. Femija po qan shume dhe nena eshte ne dileme te madhe. Ju lutem me thoni a duhet bere ky eksperiment? Gjirin vazhdon t`ja jap paralel. Te pershendes. Pres me padurim pergjigjen.

Afërdita (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje!

Me beben nuk mund te beni eksperimente!

Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe ta vendosni femijen ne gji nqs keni ende gji! Por nuk duhet perzier qumeshti i gjirit me ate artificial, duhet qe nje vakt ti jepni gji dhe tjetrin artificial. Nuk me shkruani se sa i jepni ne total qumesht artificial! Nqs sasia ne total ne dite qe i jepni e kalon nje vakt, atehere nuk ka kuptim ta nderprisni.

Dhe se fundi nqs i jepni vaktet e gjirit te ndara nga ato artificiale do ta keni me te lehte ta nderprisni kutine nqs ndjeni qe qumeshti ju shtohet. Ajo qe mund te provoni eshte ta vendosni dy vakte rresht ne gji dhe te shihni sa i qete eshte femija dhe sa eshte koha midis ushqyerjeve. Nqs femija eshte i qete te pakten 2 ore mes vakteve atehere ai ngopet dhe pak ngapak ju mund te eleminoni nje nga nje vaktet e artificialit!

Shpresoj qe t`ju kem ndihmuar sado pak!

Aferdita (15 vite më parë)
Flm doktoreshe qe gjetet kohe te me ndihmonit ;po ju sqaroj se femija merr gati 7 vakte nga 60ml qumesht artificial dhe te alternuar pjesen tjeter me gji. Besoj se nuk ka nene te mos doje ta ushqeje femijen me gji per te gjitha avantazhet qe dihen, por motra ime eshte bere pre e nje presioni dhe frustrimi duke i thene doktoresha e lagjes qe ti nuk do ta vesh ne gji...keshtu dihet se nena nuk ndjehet mire dhe nje here faleminderit doktoreshe qe na vini ne ndihme nepermjet ketij komunikimi! Se fundmi a mund ti jape uje foshnjes meqenese ajo merr me shume qumesht artificial se sa gji dhe nese po sa keshillohet? Qofshi mire. Tung.

/komuniteti