Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Anemia tek bebat

Kam nje foshnje 9 muajshe i eshte paraqitur anemi, çfare me sugjeroni ta ushqej me shume, pasi pemet i hane e perime e mish jo? Flm per mirekuptim.

Besiana (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Anemitë tek foshnjet në përgjithësi dhe sidomos tek ato të moshës mbi 6 muajshe, nuk janë të rralla.

Shkaqet kryesore janë rezervat e pakta të hekurit të trashëguara nga nëna dhe pamjaftueshmëria e marrjes së hekurit për shkak të gabimeve në të ushqyerit e fëmijëve të kësaj grupmoshe vetëm me qumësht, miellëra, ëmbëlsira, lëngje, çajra...

Masa më e mirë e parandalimit të anemisë për shkak të mungesës së hekurit është ushqyerja korrekte sipas moshës së fëmiut. Burime të mira të hekurit për moshën e foshnjes suaj janë kumbulla, spinaqi, të kuqët e vesë, mish viçi, kofsha e pulës...

Nëse pamjaftueshmëria e hekurit është e theksuar atëherë duhet përdorur preparate të hekurit adekuate për moshën e foshnjes.

Maltoza (15 vite më parë)
Pershendetje, kam nje djale 1 vjecare, nuk mundem ti jap qumesht as ndonje produkt te qumeshtit, dyshoj ne alergji nga keto lloj ushqimesh, nuk i kam bere test per me vertetu, per shkak te moshesh ende te vogel. Gjithashtu femija eshte shume i ndjeshem kur prek dicka mbulohet me akne te vogla dhe te shpeshta njejte sikurse nga qumeshti ose produktet e qumeshtit, deshta me pyet a ka mundesi mi kalu kjo gjendje apo me i mbet tere jeten qe femiu mos me mund me perdore keto lloj te ushqimeve, faleminderit per mirekuptim, gjitha te mirat.
Burim (15 vite më parë)
Dr. Selim une e kam foshnjen (vajzen) 6 muajshe tani edhe kjo eshte me anemi cfare thua te bej cfare ushqimi ti jap edhe a ka sherim kjo semundje?

/komuniteti