javë pas jave
Përshëndetje Dita
Krimbat paraqesin larva pejëzore, të vogla (më të vogla se ½ cm në gjatësi), të bardha që shpesh i investojnë zorrët.
Ata lehtë transmetohen prej personi në person përmes kontaktit me fecesin që përmban vezë. Vezët mund të mbahen në duar, roba, krevat, ushqim etj. Nuk mund të kalojnë nga kafshët në njerëz.
Infeksioni zakonisht karakterizohet me kruarje intezive të pasdaljes, sidomos i shprehur gjatë natës, kur larvat femra dalin nga rektumi dhe sjellin deri te irritimi. Shpesh larvat mund të shihen me inspekcion të regjionit rektal gjatë gjumit.
Diagnoza mund të përcaktohet me aplikimin e shiriti nga celofani në anus, pasi që të zgjohet fëmija në mëngjes, e pastaj ky shirit ekzaminohet nën mikroskop, që të përdëftohet prezenca e vezëve. Gjithsesi prisni rezultatin e analizave dhe pastaj konsultohuni me pediatrin e djalit tuaj rreth trajtimit.
Gjithë të mirat juve.


Pershendetje doktorr djalin e kom 4 muje 3 jav dhe sot ma ka kry nevojen me do si pejza te zinje do te shkurt e do ma te gjat jommmm shummmm ne merak mos jan krimbat , djali ska asnje shqetsim , sot e dergova nevojen per analiz por mbas nje jave rezultati dhe jamm shummm e merzitur , si mendoni ju a jan krimbat si duken krimbat tek femijet a jan me ngjyr te zez apo si ju lutem me tregoni dhe si jan simptomet pres mepadurimmm pergjegjjen e juaj, harrova ta ceku sei kam dhen banane dhe disa njerez me thojn se nga bananja del ashtu si mendoni ju..