Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Emergjente për bebin 40 ditësh!

Pershendetje Dr, kam djalin 40 ditesh dhe sot vura re qe te koka i eshte krijuar nje boshllek i madh aq sa i duket ena e gjakut qe pulson, fillon te pjesa e kokes ku fillojne floket si vije,ne mes ka forme gurrabie pastaj deri ne fund t kokes,eshte si vije. A eshte kjo gjendje normale? Sh flm.

Desa Desa (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Briseida

Nëse ju kam kuptuar mirë, bëhet fjalë për fontanellën. Mosha e përafërt e preferuar e mbylljes së fontanellës më herët është thënë se është 12 - 18 muaj, ndërkohë që tani ky diapazon kohor është zgjeruar në 9 - 30 muaj. Por, për të qenë të sigurtë që është fjala për të, në kontrollën e ardhshme tek pediatri, mos harroni të konsultoheni me të.

Gjithë të mirat.

/komuniteti