Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi dhe lëngjet

Tung. Kam djalin 6 muajsh tash kam fillu me ushqy e kam edhe ne gji, desha te pyes a jane te domosdoshme lengjet ti ipen me pi zakonisht pin uje edhe gji. Faleminderit.

Arbenore Retkoceri (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Arbenore

Pas moshes 6 muajshe rekomandohet te fillohet me uje, dmth pas fillimit te ushqyerjes me ushqime solide. Ne kuader te ushqimit te nje foshnje 6 muajshe mund te ipen kohe pas kohe edhe lengjet e pemeve. Preferohet qe keto te jene para se gjithash lengjet e pemeve te punuara vet, me "shtrydhes pemesh". Nuk duhet pasur paragjykime edhe ndaj produkteve ushqimore adekuate per moshen nga prodhuesit e licencuar.

Gjithe te mirat.

/komuniteti