Pesha dhe ushqimi
Ana Xhakola
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ana
Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë. Ju rekomandoj të përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.
Në moshën katër muajshe duhet të filloni gradualisht me ushqime solide, në sasira shumë të vogla, vetëm një herë në ditë, me ushqime të tilla si pemë dhe cereale (drithëra).
Çdo të mirë.
Pershendetje! djali im eshte 4 muaj e gjysem dhe heren e fundit qe u peshua kishte shtuar 400 gram brenda 1 muaji, ne ndryshim me muajt e tjere qe ka shtuar nga 1000 gram.Pediatri me tha ti filloja ushqim, si miell orizi me qumesht, fruta, dhe qumesht me biskota, dhe pas nje jave ti bej miellin e orizit me leng perimesh dhe pure perimesh me pak therrime djathi.Gjithashtu qumeshti im nuk i mjafton dhe nuk di cfare qumeshti ti marr duke qene se aptamil1 dhe aptamil comfort nuk e pelqen dhe e vjell.Ju cfare mendoni?Faleminderit.