Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Te qajturit

Pershendetje,


Nese ka mundesi t`ju pyes, femija eshte 3 muaj, çdo mbremje para gjumit te nates qan shume, duhen se paku tri ore deri sa te flen, mezi flen duke qajtur, mjeku thote qe eshte mire, si duhet te veproj?


Flm

Nena (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Të qajturit për shkak të të ashtuquajturave "kolika serale" (shtrëngimeve të barkut) tek foshnja juaj tanimë është në skadim e sipër. Në anën tjetër formimi i të ashtuquajturit "ritëm cirkadial" (dallimi i ditës nga nata) është individual dhe varet nga shprehitë e formuara. Nëse keni përshtypjen se foshnjën tuaj e zënë gjumi më të shpejt pas pastrimit (larjes), atëherë është mirë që larjen ta bëni në mbrëmje.

Poashtu në kuadër të formimit të shprehive të mira të gjumit është: veshja e rrobave të natës, zvogëlimi i zërave, zvogëlimi i ndriçimit, simulimi i fjetjes nga ana e prindit, këndimi i ninulave...

Duhet menduar edhe në distribuimin e mirë të epizodave të gjumit ditor...Nëse të gjitha këto nuk ndihmojnë atëherë janë të domosdoshme ekzaminime shtesë për verifikimin e gjendjes reale shëndetësore të foshnjes suaj!

/komuniteti