Fëmija i posalindur
Albana
(15 vite më parë)
Sekrecionet vaginale, në sasi të vogla, me ngjyrë të bardhë ose të kuqërremtë ("menstruacionet e të porsalindurave") janë dukuri jo të rralla tek foshnjet gjatë javës së parë të jetës dhe zgjasin për pak ditë. Ndodhja e këtyre ka të bëjë me kalimin e hormoneve të nënës tek foshnjet (a ashtuquajtura "kriza gjenitale"), dhe si e tillë, nuk duhet të ju shqetësoj aspak. Në rast të gjakderdhjeve më të mëdha që zgjasin më gjatë, duhet bërë ekzaminime plotësuese laboratorike-hormonale.
Pershendetje i nderuar, kam nje vajze nje javeshe por jam bere merak per shkak se nga vagina qe dy here i ka dal si gjak po jo ashtu i holle por i trashe, mjekja me tha qe eshte duke u pastruar ende, desha edhe pergjigjje nga ju? Ju pershendes, me respekt, Albana.